Alarmi i ekspertëve: Virusi misterioz që qëndron pas ngordhjes së qindra elefantëve

Share Messenger

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin dhe besojnë se një virus misterioz qëndron pas ngordhjes së qindra elefantëve në Botsavana të Afrikës.

Shqetësimi i tyre qëndron në faktin se mos virusi përhapet dhe tek njerëzit. Më shumë se 350 elefantë të moshave të ndryshme, kanë ngordhur për shkaqe të panjohura dhe kufomat e tyre janë parë të shpërndara në Delta Okavango dhe pjesët e tjera të vendit.Ekspertët mendojnë se një virus i ri i elefantëve qëndron pas asaj që është quajtur si “një katastrofë konservimi”.

“Është një katastrofë konservimi, e cila ka një potencial të jetë një krizë e shëndetit publik”, u shpreh për Daily Express, Drejtori i Parkut Kombëtar në Bosavana, Nail McCann.

Share Messenger

Më të lexuarat