Alaba: Po largohem nga Bayerni me ‘lot në sy’

Share Messenger

David Alaba do të largohet nga Bayern Munich në fund të stinorit.Aventura e Alaba në Bayern do të përfundojë pas 13 vitesh.Ai ka thënë se do të jetë shumë e vështirë për të që t’a lë klubin ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

“Është gjithmonë e vështirë kur vjen koha e lamtumirës dhe nuk është sekret që gjithmonë jam ndjerë shumë mirë në Bayern. Kështu që unë largohem nga Bayerni me lot në sy, por në të njëjtën kohë i lumtur me të ardhmen time. Vendimi për të mos rinovuar nuk ishte kundër klubit, “, tha Alaba.Alaba ka arritur marrëveshje me Real Madridin, dhe do t’i mbrojë ngjyrat e ‘Los Blancos’ edicionin e ri.

Share Messenger

Më të lexuarat