Al-Khelaifi: “Transferimi i Neymar nuk është një hakmarrje për Verratin”

Nasser Al-Khelaifi, president i PSG, e quajti Neymarin si lojtari më i mirë në botë.
“Për mua Neymar është lojtari më i mirë në botë, është një idhull për të gjithë dhe e falenderoj atë që e pranoj ofertën tonë.” , këto ishin fjalët e para të presidentit.
Nga Verrati në Neymar.. një hakmarrje? Jo, nuk ka të bëjë absolutisht me hakmarrje. Ne e respektojmë Barcelonën dhe liderët e tyre.
222 milionë euro? Nëse e shikoni Neymarin si markë, nuk është shtrenjtë, ne do të bëjmë më shumë para sesa kemi shpenzuar, është një transferim i pabesueshëm për mua.
Fair-play financiar? Ne do të jemi shumë transparent. Ne pajtohemi me gjitha rregullat.
Neymar , Figo i ri? Ne e kemi ngarkuar mjaft Neymarin, i cili ka mjaft respekt për klubin dhe jam i surprizuar që e krahasojnë me Figon. Përndryshe e them prapë, nuk jam i brengosur, ne kemi punuar komplet në mënyrë ligjore.
Championsi, qëllimi kryesor? Qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, kjo është e vërteta. Siç e kemi cekur në fillim, qëllimi ynë është të fitojmë gjitha kupat e mundshme.