Akt turpërues: Në Drenas vidhet arka me para për skamnorët

5 Shares Share Messenger

Mbrëmë rreth orës 22:00 në një furrë në Drenas një person ka vjedhur arkën kur qytetarët lënë para për të ndihmuar familjet skamnore.
Pronari i furrës “Hasi” Faton Totaj tha se në këtë arkë kanë qenë afër 200 euro.

Totaj thotë se nuk e njeh personin që e ka vjedhur atë, porse menjëherë e ka lajmëruar menjëherë policinë, të cilët thotë se kanë nisur hetimet.

“Unë nuk e njoh, veç njerëzit e kanë pa tu u sill para lokalit na tregun dhe me një herë e kemi lajmëruar policinë, të cilët kanë marrë pamjet nga kamerat”, tha ai.

Totaj ka dërguar në redaksinë Insajderit video dhe fotografi nga momenti kur një person merr arkën kurse personi tjetër që është me të flet në telefon.

Share Messenger

Më të lexuarat