AKP-ja jep lajmin e mirë për 1 mijë e 500 punëtorët kosovarë

Share Messenger

Agjencia Kosovare e Privatizimit gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është marrë vendimi për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikuar të disa ndërmarrjeve shoqërore
AKP-ja ka njoftuar se shuma e fondeve që është procedura për 20 përqindëshin për 1 mijë e 499 punëtorët edhe 1 milion e njëmbëdhjetë mijë e 100 euro.

Ky është njoftimi i plotë ai AKP-së:

Në prag të 1 majit, ditës së punëtorëve dhe pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullojnë çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia Kosovare e Privatizimi (AKP) ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre ndërmarrjeve shoqërore. Shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është € 1,119,119.68 (Një milion e njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë euro e 68 cent). Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë rreth 1.499 punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shoqërore që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarjen e 20%-it.

Bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).

Agjencia deri me tani ka shpërndarë afër 122 milionë euro për 20% dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 47.000 (katër dhjetë e shtatë mijë) punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë publik do të informohen në një të ardhme të afërt.

Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 11 NSh-ve, për të cilat është kompletuar dokumentacioni për shpërndarje, shuma e fondeve në dispozicion për t’u shpërndarë me numrin e punëtorëve përfitues, ndërsa shpërndarja e fondeve të 20%-it për punëtorët e këtyre NSh-ve është në proces dhe është duke u realizuar nga BSPK-ja.

Share Messenger

Më të lexuarat