Akil Gjakova pa problem e fiton luftën e parë

Share Messenger

Akil Gjakova nuk ka pasur telashe në luftën e parë në Evropianin e xhudos në Lisbonë të Portugalisë.

Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti izraelitin Ido Levin. Gjakova realizoi “Ippon”.

Tani përballë Akil Gjakovës do të jetë gjermani Anthony Zingg.

Kosova ka siguruar dy medalje deri tani në këtë Evropian, fillimisht me Distria Krasniqin, ku fitojë medalje të artë.

Nora Gjakova në anën tjetër, fitoi medalje të bronztë.

Share Messenger

Më të lexuarat