Ai vendosi të jetonte një jetë më ndryshe: Rrëfimi i ‘djaloshit të kriptovalutave’, i cili ka jetuar në një ‘rimorkio udhëtimi’ për 10 muajt e fundit

Share Messenger

Çfarë bën dikush kur nuk mund të përballojë blerjen e një shtëpie? Blen një “rimorkio udhëtimi”, ndoshta.

Kështu bëri Nick Vivion, 39 vjeç, në shkurt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai shpresonte të blinte shtëpinë prej 350,000 dollarësh në Palm Springs, Kaliforni, të cilën ai kishte marrë me qira për tre vitet e fundit.

Por pronari donte 100,000 dollarë më shumë për të sesa çmimi që kishte ofruar një vit më parë, duke e vendosur përfundimisht për 600,000 dollarë.

“Ishte një kërcim kaq i madh i çmimit dhe sapo filloi të dukej jopraktike në shumë mënyra për të blerë një shtëpi në shumë vende”, ka thënë Vivion për Business Insider.

“Ajo çmenduri më bëri të kuptoj se qiratë do të rriteshin gjithashtu”.

Kështu që ai vendosi të provonte jetën e “rimorkio udhëtimi” me shpresën për të reduktuar shpenzimet e tij dhe për të pasur më shumë fleksibilitet.

Ai dhe e dashura e tij blenë një “rimorkio udhëtimi” me rrota që ngjitet në pjesën e pasme të një kamioni për rreth 80,000 dollarë me para në dorë dhe një kredi me kriptovaluta; Vivion e quajti veten “një lloj djaloshi kripto”.

Ata gjithashtu duhej të blinin një kamion, i cili kushtonte gati sa “rimorkio udhëtimi”, në 65,000 dollarë, tha ai.

Drejtori i PR kripto/blockchain e quajti atë “apartamenti i tij mbi rrota” sepse ka një dhomë ndenjeje që shërben si zyrë, një kuzhinë dhe dhomë ngrënieje dhe një dhomë gjumi.

“Ndihem si në një shtëpi, vetëm se si një apartament të vogël”, tha ai. “Është në fakt më i madh se apartamenti im i parë në Nju Jork”.

Share Messenger

Më të lexuarat