Ahmeti tregon se në çfarë orari bizneset duhet të dorëzojnë dokumentet për përfitimin e granteve

Share Messenger

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje për bizneset që janë fituese të granteve, në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe të respektojmë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar.

Ahmeti ka thënë se në të kundërtën nuk do të pranojnë dokumentet.

Njoftimi i tij i plotë:

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:

– Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët

– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

– Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)

Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve.

Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!​​

Linku: https://tinyurl.com/ybxboxcu

Share Messenger

Më të lexuarat