Ahmet: Shtatorja e Fadil Vokrrit nuk do të lejohet të vendoset fare nëse nuk i posedon të gjitha parametrat e kërkuara

Share Messenger

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se nëse shtatorja e Fadil Vokrrit nuk i posedon të gjitha parametrat e kërkuara nuk do të lejohet të vendoset fare.

Ahmeti në llogarinë e tij ka shkruar se maketa e Vokrrit lë shumë për të dëshiruar.
Ai ka përmendur edhe shtatoren e Bill Clintonit për të cilën ka thënë se “është për të bërë fotografi për të qeshur”.

“Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njëjta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin s’ka, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur”, tha Ahmeti.

I pari i kryeqytetit ka folur edhe për shtatoren e komandantit Adem Jashari.

Ai ka thënë se shtatorja e tij e cila do të vendoset në Prishtinë, do jetë më ndryshe.

“Ndoshta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura. Urime dita e flamurit”, ka shkruar Ahmeti.

Reagimi i Ahmetit erdhi pasi shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari u zbulua në një qendër tregtare të qytetit të Prizrenit.

Punimi i shtatores mori kritika të ashpra edhe nga shoqëria civile, për shkak të formës së heroit të cilën artisti është munduar ta glorifikojë.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160527930972166

Share Messenger

Më të lexuarat