Agjenti i Chiellinit, Lippi: Nëse nuk rinovon me Juventusin largohet nga Italia, nuk pranon oferta nga klubet italiane

Share Messenger

Agjenti i Giorgio Chiellinit, Davide Lippi ka folur për situatën e kontratës së kapitenit.Agjenti i Giorgio Chiellinit, Davide Lippi duke folur për “Radio Radio” ka shpjeguar situatën e kontratës së italianit.Chiellini ende nuk e ka rinovuar kontratën me Juventusin edhe pse ka optimizëm nga të dyja palët.

Por, Lippi deklaroi se ai në rast të mos rinovimit të kontratës me “Bianconerët”, nuk do të qëndrojë në Itali.“Nëse nuk do të qëndrojë në Torino, do të shkojë diku jashtë”, tha ai.“Nuk do të pranojë asnjë ofertë të klubeve italiane edhe pse Fiorentina ka provuar ta testojë terrenin për të parë situatën”, deklaroi Davide Lippi.

Chiellini është pa kontratë që nga qershori me Juventusin dhe sipas mediave italiane ai mund ta nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me “Bianconerët”

Share Messenger

Më të lexuarat