Aeroporti i Prishtinës: S’kemi vendim për ndalim të fluturimeve drejt ndonjë vendi, përveç drejt Italisë

Share Messenger

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se deri më nuk iu ka adhë asnjë vendim për ndalimin e fluturimeve drejt ndonjë vendi përvec shtetit të Italisë.

“Ju njoftojmë se deri më tani nuk kemi pranuar asnjē vendim/kërkesë zyrtare për ndonjë anulim/ndalim të destinacioneve të cilat i shërbejmë nga ANP ‘Adem Jashari’, përveq destinacionit të Italisë!”, thuhet në njoftim.

Përmes njoftimit Aeroporti i Prishtinës iu ka bërë thirrje udhëtarëve t’i referohen të gjitha itinerareve aktuale të fluturimeve.

“Ju lutem t’i referoheni itinerareve aktuale të fluturimeve tuaja!”, thuhet në njoftim.

Për çdo të re, Aeroporti i Prishtinës ka thënë se do të njoftohen udhëtarët.

“Ne do të iu informojmë për çdo risi në lidhje me fluturimet për dhe nga ANP ‘Adem Jashari’ duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante!”.

Share Messenger

Më të lexuarat