Adnan Januzaj uron festën e 28 Nëntorit

Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shihej flamuri kombëtarë.
Këtë veprim, Januzaj e bëri me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Ai përveq fotografisë së flamurit shqiptar, ka shkruar mbi simbolin kombëtar edhe “Urime 28 Nëntori”.
Kujtojmë se Januzaj aktualisht është pjesë e Real Sociedadit me të cilën pas dhjetë javës janë në vendin e parë me 23 pikë të grumbulluara.