Abrashi akuzon Ahmetin për rrugët me gropa: Imagjinojeni komunës i tepron buxheti!

Share Messenger

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi ka publikuar një fotografi në facebook ku shihet gjendja e rrugëve në lagjet e Prishtinës, të cilat janë me shumë gropa.

Ai ka thënë se përveç në Taslixhe, edhe në shumë lagje të tjera ka rrugë të tilla.

“Taslixhja nuk është e vetmja lagje në Prishtinë ku sheh rrugë të tilla. E imagjinojeni, Komunës së Prishtinës i ka tepruar buxhet”, ka shkruar në facebook, Abrashi.

Ndryshe, Abrashi në garën për Prishtinës pritet të jetë në luftë të ashpër me kryetarin aktual, Shpend Ahmeti.

Share Messenger

Më të lexuarat