Abdixhiku, Muhaxheri e Ahmeti në përkrahje të Perparim Ramës për kryetar të Prishtinës

Share Messenger

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shoqëruar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama në takim me struktura dhe me qytetarë.

Abdixhiku ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook bashkë me kryetarët e zgjedhur të LDK-së në raundin e parë të zgjedhjeve, Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti.

“Me Kryetarët, në Dardani të Prishtinës.Sot, së bashku me kryetarët tashmë të zgjedhur, Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, shoqëruam kandidatin tonë në Kryeqytet Perparim Rama, në takim me struktura e qytetarë për transformimin e madh dhe të domosdoshëm të Prishtinës.LDK, të gjithë për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia është tallur me deklaratat e premtimet e kundërkandidatit të tij, Përparim Rama për projektin rreth liqenit artificial.

Por, nuk shkoi shumë e Rama iu përgjigj kundërkandidatit të tij, ani pse jo në të njëjtën mënyrë.

E në këtë rast u përkujdes t’i lëshonte thumbat ndaj Vitisë, duke ia rikujtuar një akuzë të mëhershme se ky i fundit ia ka kopjuar projektin për Prishtinën.

Share Messenger

Më të lexuarat