Abdixhiku mesazh të ‘prerë’ Kurtit: Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

Share Messenger

Pas intervistimit të drejtorit të Insajderit nga Policia ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.Abdixhiku përmes një reagimi në Facebook ka thënë se dështimi i sigurimit të vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.Reagimi i plotë:

Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.

1 muaj qeverisje.
293 kosovarë të vdekur.
0 vaksina.
Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158209063792759

Share Messenger

Më të lexuarat