Abdixhiku i kërkon Kurtit ta pranojë planin 10 pikësh të LDK’së për krizën energjetike

Share Messenger

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të pranojë planin 10 pikësh të kësaj partie për zgjidhjen e krizës energjetike që ka përfshirë vendin, raporton Express.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë me kohë për t’u përgatitur për dimrin e vështirë që ka thënë se e pret Kosovën.

“Reduktimet e energjisë që po na ndodhin gjatë muajve të ngrohtë të verës, janë shenjë e qartë e një dimri të vështirë që së bashku do ta kemi përpara. Përkundër paralajmërimeve tona të ngritura në vazhdimës, Qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë me kohë. Ajo ka patur një vit të plotë për t’u përgatitur për dimrin në vijim, por gjendja sot është e njëjtë si e një viti më parë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka prezantuar edhe njëherë pikat e këtij propozimi.

“Prandaj ne kemi prezantuar një plan 10 pikësh për krizën energjetike të sotme, plan që do të ndihmojë qytetarët tanë, familjet tona e bizneset që të përballojnë më lehtë krizën e këtij viti. Pani bën thirrje për paketë të re subvenciomi për çdo familje kosovare, ekzekutim të plotë të mjeteve të zotuara nga viti paraprak, rishikim të tarifave diskriminuese të tanishme , kontrata afatgjate furnizimi e heqje të TVSH’së në të gjitha faturat energjetike në Kosovë. Poashtu, nëpërmjet propozimit tonë, ne i kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të asistojë te familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resureve alternative të ngrohjes, çmimi i të cilave pothuajse është trefishuar tashmë. Mbi të gjitha, riparimi i Bllokut A5 në KEK, nuk duhet të presë as edhe një ditë”, ka deklaruar i pari I LDK’së.

Abdixhiku ka thënë se duhet urgjentisht një plan për kursimin e energjisë dhe fushatë ndërgjegjësimi.

“Miliona euro tuaja shpenzohen sot në importin e energjisë elektrike, përderisa kapacitetet tona energjetike nuk janë në funksion të plotë. Në fund, përderisa të gjitha vendet e BE’së dhe rajonit, kanë plane konkrete kursimi, Qeveria e Kosovës është ende në pushim. Na duhet urgjentisht një plan i detajtuar për kursimin e energjisë në të gjitha institucionet e vendit, siç na duhet edhe një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët tanë e dimrin e vështirësitë që do ta kemi bashkë. Prandaj, pranone propozimin tonë dhe le të ndihmojmë qytetarët tanë, familjet tona e kompanitë kosovarë në dimrin e vështirë përpara”, ka thënë ai në këtë video-mesazh.

https://www.facebook.com/abdixhiku

Share Messenger

Më të lexuarat