Abazi: Televizioni 7 në Kosovë i Gruevskit duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur

Share Messenger

Anëtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka reaguar ndaj “T7″.

Ai ka thënë se “T7” po qëndron prapa nxitjes së kërcënimeve, përleshjeve fizike e madje edhe vrasjeve të njerëzve”.

Ish zv.kryeministri i dytë në Qeverinë Kurti e ka lidhur këtë televizion me ish kryeministrin maqedon Nikolla Gruevski edhe pse nuk ka ofruar kurrfarë prove në shërbim të këtij pretendimi, përcjell Periskopi.

Reagimi i plotë:

Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes, nxitja e kercnimeve dhe përleshjeve fizike dhe vrasjes së njerezve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit!

Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij.

Share Messenger

Më të lexuarat