Abazi: Jeni duke e testuar fundin e durimit, rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë

Share Messenger

Zvëvendëskryeminsitrit i Qeverisë Kurti, Haki Abazi ka thënë se njoftimi i Kushtetueses është skandaloz, dhe me këtë është duke u testuar fundi i durimit dhe tolerancës.

Abazi ka parlajmëruar se pas vendimit të Kushtetueses rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë, ndërsa akvendimin e kësaj Gjykate ka thënë se është i falsifikuar.

“Jeni duke e testuar fundin e durimit dhe tolerancës, njoftimi i gjykatës kushtetuese është skandaloz e antikushtetues ndersa aktvendimi është i falsifikuar – rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Kujtojmë, që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

Kjo pritet t’i hapë rrugë thirrjes së seancës për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Vendimi e Aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese e kishte publikuar me datën 28 maj, por jo të plotë.

“Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore”, thuhet në vendim.

Më 1 maj 2020, Gjykata Kushtetuese kishte pezulluar deri më 29 maj zbatimin e këtij dekreti. Ndërkaq më 28 maj, Kushtetuesja vendosi në favor të presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë.

Share Messenger

Më të lexuarat