AAK kërkon nënshkrimin e LDK-së për ta dërguar Osmanin në Kushtetuese: Tregoni që nuk jeni vegël e VV-së

Share Messenger

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka kërkuar nga kryetari i LDK-së që deputetët e kësaj partie të nënshkruajnë nismën për dërgimin në Kushtetuese të vendimit për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.

Selimi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për kapjen e institucioneve të pavarura shtetërorë duke e dëmtuar demokracinë.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të garantojë që subjekti i tij politik është i gatshëm që t’i hedh firmat me qëllim që rasti i Dakës të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se në rast se kreu i LDK-së refuzon që të bëjë një gjë të tillë, atëherë ai është i lidhur me pushtetin.

“Lumiri duhet të japë nënshkrimet për referim të çështjes Daka në Kushtetuese e Presidentja nuk duhet ta bllokojë nëse beson fuqishëm se ka vepruar sipas Kushtetutës.”

“Le të vendos arbitri kulmor, Gjykata Kushtetuese. Nëse LDK nuk i jep nënshkrimet, atëherë Lumiri është bërë vegël e VV dhe Presidentja nuk beson në kushtetueshmërinë e vendimeve të saj”, ka shkruar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat