A do të fitojë Kosova kundër Maqedonisë: Flet trajneri i Kosovës

Share Messenger

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka deklaruar se ndaj Maqedonisë Veriore gjasat janë 50/50.

Kosova nuk arriti që të kualifikohet në Kampionatin Europian përmes kualifikimeve nga grupet, teksa shpresat tani janë te Liga e Kombeve.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Kosova do të takohet me Maqedoninë Veriore dhe në rast se arrihet fitorja, në finale takohemi me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë. Në rast se shënojmë fitore edhe në finale, sigurojmë pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’.

E për ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore, ka folur edhe trajneri i ‘Dardanëve’, i cili tha se gjasat në këtë ndeshje janë 50/50.

“Që nga dita e djeshme mendjen e kam te Maqedonia Veriore. Nesër do të jem në Shkup dhe do të fillojë punën për këtë ndeshje. Duhet të respektojmë kundërshtaret gjithmonë. Maqedonia është kundërshtar i fortë dhe e pres një lojë të vështirë. Këtë lojë duhet ta marrim si lojë të vështirë dhe duhet të përgatitemi më së miri. Unë nuk i frikësohem asnjëher atyre, kemi ekip që mund ta fitojmë ndeshjen, por gjasat janë 50/50” – tha fillimisht trajneri zviceran në ‘Info Magazine’.

Tutje, Challandes u pyet edhe nëse mund të ndikojë edhe situata që te Maqedonia ka shumë lojtar që janë shqiptar.

“Unë nuk mund të flas shumë për këtë situatë, kjo për mua nuk është e rëndësishme. Puna ime është që ta përgatis skuadrën për këtë ndeshje dhe të jemi të përgatitur maksimalisht” – ka deklaruar Challandes.

Share Messenger

Më të lexuarat