74-vjeçarja që u e famshme në Instagram, tregon si arriti të formojë linjat ‘perfekte’

Share Messenger

Nëse vizitoni faqen e Joan, do të shihni se motoja e saj është: “Nëse unë mund ta bëj atë, edhe ti mundesh!”

Ajo ndryshoi tërësisht jetën e saj, në moshën 70-vjeçare, kur pati probleme me shëndetin. Artriti e pengonte të lëvizte dhe të bënte aktivitetet që donte.

Joan vendosi t’i kushtojë shumë rëndësi shëndetit të saj mendor e fizik. Mjekët e mbushën me ilaçe ndërsa ajo iu përkushtua ushtrimeve. Ndërsa koha kalonte, performanca e saj në palestër po bëhej më e mirë dhe kilogramët kishin filluar të binin.

Në më pak se 4 vjet, Joan ka humbur rreth 32 kilogram, duke arritur peshën e saj të synuar. “Tani për të qëndroj në përputhje me zakonet që kam krijuar që nga fillimi i këtij transformimi”.
Fitnesi tashmë është bërë pjesë e pandarë e jetës së Joan, e cila konsumon 5 vakte në ditë, merr suplemente që e ndihmojnë në stërvitjen që bën 5 ditë të javës. 2 ditët e pushimit ia ka kushtuar relaksit dhe familjes.

Ndërkohë ka krijuar kontakte me burra dhe gra të tjerë, që duan të heqin qafe zakonet e këqija. Ajo thotë se asgjë nuk është e lehtë, por inkurajon njerëzit të mos dorëzohen.
“Transformimi është i vështirë, por ia vlen! Sugjeroj që të kontrolloni marrjen e ushqimit me një aplikacion falas dhe të shikoni sasinë e ujit që pini”.

Vajza e saj Michelle, e cila e trajnoi 74-vjeçaren, thotë se është e rëndësishme që njerëzit që duan të transformojnë jetën e tyre të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Është forca mendore që do t’u japë atyre kurajo si dhe të mos kenë më frikë nga ndryshimi.

Burimi: Bright Side

Share Messenger

Më të lexuarat