5 shqiptarë sivjet në Champions League (Foto)

Share Messenger

Në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve do të marrin pjesë ekipet e 5 shqiptarëve.


4 futbollist dhe Besnik Hasi në rolin e trajnerit te Olympiakos.

Besnik Hasi i gëzohet gëzohet kualifikimit në fazën e grupeve të Champions League për herë të tretë në karrierë si trajner

I fundit që e ka siguruar pjesëmarrjen është Ansi Agolli. Mbrojtësi shqiptar ishte titullar për Qarabagun në takimin vendimtar kundër FC Copenhagen.

Ekipi nga Azerbajxhani u mposht 2-1 por u kualifikua falë rregullit të golit të shënuar si mysafir, pasi kishte fituar 1-0 ndeshjen e parë.

Elseid Hysaj e siguroi të martën kualifikimin me Napolin.

Ndërkaq, Taulant Xhaka do të luajë direkt në fazën e grupeve me Baselin.

Në garë do të jetë edhe Atletico Madrid, ku luan mesfushori Keidi Bare, që zhvilloi një fazë përgatitore të kënaqshme me ekipin e Diego Simeones.

Share Messenger

Më të lexuarat