220 mijë numra të Z-Mobile kalojnë në Vala

Share Messenger

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lahmi Balaj, kanë lansuar procesin e migrimit të të gjithë numrave Z-Mobile në platformën e VALA-s, pikërisht në mesnatë.

“Kemi përgatitur paketa atraktive për konsumatorët që tash janë pjesë e jona. 220 mijë numra tani janë në Platformën tonë; kemi pako atraktive dhe do të vazhdojmë të kemi befasi sa i përket produkteve të reja”, tha Istrefi.“Ne jemi përgatitur që një kohë për pjesën teknike dhe ne kemi qenë gati para tre muajve për këtë që po e bëjmë”, shtoi ai.Kryeshefi sqaroi se të gjithë ish-klientët e Z-Mobile që nga sot kaluan në Vala, gjatë periudhës “transitore” njëmujore do të kenë falas minuta, megabajtë interneti dhe mesazhe.

Share Messenger

Më të lexuarat