22-vjeçarja që u vra nga nëna kishte për t’u martuar të hënën (Foto)

Share Messenger

22 vjeçarja nga Teksas e cila u qëllua për vdekje nga nëna e saj, kishte për t’u martuar me të fejuarin e saj të hënën që shkoi. Ajo u vra barbarisht në shtëpinë e saj, pas një mbledhje familjare.

Taylor Sheats u vra të premten e javës së kaluar nga nëna e saj për një zënke familjare, shkaqet e së cilës nuk dihen. Lajmi për vrasjen e 22-vjeçares nga Teksasi bëri bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Mediat thonë se ajo pati të martohej të hënën, 3 ditë pas vrasjes.

Nëna, 42-vjeçarja, Christy Sheats u qëllua për vdekje nga policia pasi vrau vajzën.

Vajza më e madhe dhe i dashuri i saj prej shumë vitesh kishin caktuar datën e dasmës për të hënën që shkoi, sipas të dhënave të të afërmeve të tyre në Facebook.

Image

Image

Image

Share Messenger

Më të lexuarat