19 të vdekur mes tyre 9 fëmijë në Bronx të Nju Jorkut

Share Messenger

Të paktën 19 persona, duke përfshirë nëntë fëmijë, vdiqën nga zjarri të dielën në një ndërtesë apartamentesh në Bronx në një nga flakët më të rënda në qytetin e Nju Jorkut në dekada, thanë zyrtarët, raportojnë mediat nderkombëtare.

Kryebashkiaku Eric Adams e quajti bilancin e zjarrit “të tmerrshëm”.

“Ky do të jetë një nga zjarret më të këqija që kemi parë në kohët moderne”, tha ai.

Numri i të vdekurve u konfirmua nga Stefan Ringel, një këshilltar i lartë i Adams.

Një zyrtar i qytetit, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht, konfirmoi numrin e fëmijëve të vdekur.

Më shumë se pesë duzina njerëz u plagosën dhe 13 persona ishin ende në gjendje kritike në spital, tha Ringel.

Shumica e viktimave vuanin nga thithja e rëndë e tymit, tha komisioneri i FDNY Daniel Nigro në një konferencë shtypi më herët këtë pasdite.

Share Messenger

Më të lexuarat