11 vite nga prezentimi i Ronaldos para 85 mijë tifozëve të Real Madridit

Share Messenger

Në të njëjtën ditë si sot, 6 korrik, por 11 vite më parë, në “Santiago Bernabeu” do të prezantohej ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo.Ai vinte nga Manchester United, me një Champions të fituar, për t’u bërë “mbreti” i të bardhëve në 9 vite të qëndrimit aty.Plot 85.000 tifozë e përcollën në stadium prezantimin e tij.

Në këtë përvjetor ia vlen të rikujtojmë “plamaresin” e portugezit me fanellën e “Los Blancos”:– 4 Liga Kampionesh– 3 Botërorë për Klubet

– 3 Superkupa të Europës
– 2 tituj kampioni në La Liga– 2 Kupa Mbreti– 2 Superkupa të Spanjës– 4 “Topa të Artë”– 3 “Këpucë të Arta”– 2 çmime “The Best FIFA”– Golashënuesi më i mirë historik i klubit (450 gola në 438 ndeshje).

Share Messenger

Më të lexuarat