102 raste të reja vetëm Prishtina, shkon numri në 900

Share Messenger

Kryeqyteti prej mbreme është nën masa të reja të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Prishtinasit nga ora 21.00 deri në 5 të mëngjesit nuk mund të lëvizin si pjesë e masave të reja shtrënguese antiCOVID-19.

E në 24 orët e fundit në Prishtinë janë konfirmuar edhe 102 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu bilancin në gjithsej 900.

Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Gjilani janë komunat për të cilat vlen masa e re e ndalimit të qarkullimit.

Share Messenger

Më të lexuarat