​Befason Presidenti Thaçi, Zonja e Parë realizon një vizitë të rrallë me të

Share Messenger

Një vit e gjysmë pasi Hashim Thaçi mori detyrën e të parit të shtetit, zonja e parë, Lumnije Thaçi, për herë të parë udhëton për ta shoqëruar Presidentin kosovar në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Udhëtimin e parë do ta bëjë në SHBA, e thirrur nga homologia e saj Melina Turmp, zonja e parë e Amerikës.

Lumnije Thaçi do të jetë pjesë e delegacionit që kryesohet nga bashkëshorti i saj, Presidenti Hashim Thaçi. Ata janë nisur të hënën për New York, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

I pari i vendit dhe Zonja e Parë e shtetit në SHBA do të priten nga Presidenti i SHBA’ve Donald Trump dhe gruaja e tij Melania. Kjo e fundit ka bërë ftesën për çiftin presidencial të Kosovës, për pjesëmarrje në Asamblenë e Pergjithshme të OKB’së.

“President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi, është nisur sot për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës do të priten nga çifti presidencial Trump”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë vizitës, pritet që Presidenti Thaçi të ketë një takim te shkurtër edhe me Trumpin.

Hashim dhe Lumnije Thaçi në SHBA, bëhet e ditur se do të qëndrojnë për 5 ditë. Me ta, si pjesë e delegacionit është edhe zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Gjatë kësaj vizite në New York, presidenti kosovar njoftohet se do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

“Presidenti Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini”, theksohet në njoftim.

Lumnije Thaçi deri më tash, që kur Hashim Thaçi mori detyrën e Presidentit, në prill të vitit 2016, nuk është parë ta shoqërojë këtë të fundit në ndonjë vizitë zyrtare. Gruaja e Thaçit rrallë e kishte shoqëruar bashkëshortin e saj edhe gjatë kohës sa ai ishte kryeministër i Kosovës, për dy mandate. Thaçi, Lumnijen pas vete e merrte vetëm në tubime të mëdha elektorale, gjatë kohës së zgjedhjeve, derisa ishte kryetari i PDK’së.

Share Messenger

Më të lexuarat