Zyrtari i LVV-së: Ky është qëllimi i keq i futjes së NISMA-s në Kuvend

Share Messenger

Asamblisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherit kandidati për deputet, Eman Rrahmani e ka quajtur kontrabandim futjen e NISMA-s në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim që qeveria LVV-LDK të mos jetë stabile dhe të varet nga minoritet.

“Lojëra të tilla duhet të parandalohen”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Tentimi per kontrabandimin e NISMA-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës po bëhet nga të gjitha partitë përveç VETËVENDOSJE-s. Qëllimi i tyre është të pamundesohet nje qeveri stabile ku nuk do të kishte rrezikim të shkuarjes në zgjedhje para 4 viteve. Kjo lojë po bëhet që të jetë një qeveri pa shumicën e thjeshtë, të jetë e varur nga minoritet dhe partitë që kanë keq qeverisë deri më sot.

Lojra të tilla duhet të parandoalohen!

Share Messenger

Më të lexuarat