Zyrtare: Shkarkohet Panucci, ja kush pritet ta merr drejtimin e kombëtares Shqiptare

Share Messenger

Christian Panucci shkarkohet, nuk është më trajner i kombëtares.

Christian Panucci nuk është më trajner i kombëtares shqiptare, ka njoftuar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Vendimi për shkarkimin e Panuccit erdhi mëngjesin e të shtunës, ndërsa konfirmimi zyrtar u dha nga vet FSHF.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në komunikatën e FSHF-së.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në udhëtim do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual teknik, ka konfirmuar FSHF.

Shkarkimi i Panuccit vjen pas humbjes prej 2-0 ndaj Turqisë në Shkodër. Largimi i tij u kërkua edhe nga tifozët.

Seria e rezultateve nën drejtimin e Panuccit ka qenë negative, me Shqipërinë që e filloi keq kampanjën kualifikuese për Euro 2020 në shtëpi.

Share Messenger

Më të lexuarat