Zyrtare: Ndërpritet Greva, mësimi fillon të hënën

117 Shares Share Messenger

Veseli ka njoftuar se të hënën fillon mësimi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, jep lajmin e gëzueshëm për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Nga e hëna mësimi fillon.

Veseli e ka bërë të ditur këtë, pas një takimi në kabinetin e tij në Kuvend me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe me sindikatën e arsimit.

Kreu i koalicionit së bashku me kryeministrin si duket kanë arritur një marrëveshje me përfaqësues të sindikatës.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, 3 javë më parë SBASHK’u kishte filluar grevën në arsim

Share Messenger

Më të lexuarat