Zyrtare: LDK vendos për disa kandidatë për kryetarë të komunave

Share Messenger

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë se LDK-së është vendosur për disa nga kandidatët për kryetar të komunave.

Në një konferencë për media, vet kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka zbuluar disa nga emrat për kryetar të komunave.

Kësisoj, LDK ka vendosur qe të rikandidoj të gjithë kandidatët në komunat qe tani udhëheq LDK.

“Në Gjilan është Lutfi Haziri, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Istog, Haki Rugova, në Podujevë, Agim Veliu, në Ferizaj, Muharrem Svarça, në Viti, Sokol Haliti, në Suharekë, Sali Asllanaj, në Lipjan, Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë, Burim Berisha, në Dragash Selim Kryesiu, në Novoberë Bajrush Imeri, në Shtime, Selim Shabani, në Kamenicë, Shaip Surdulli”, ka bërë me dije Mustafa, transmeton ‘Indeksonline’.

Mustafa ka thënë se për Prishtinën dhe komunat tjera LDK do të vendos në ditët në vijim.

Share Messenger

Më të lexuarat