Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Realit

Share Messenger

Është emëruar zyrtarisht trajneri i Real Madridit
Real Madrid ka lajmëruar se ka emëruar menaxherin e tij më të ri Julen Lopetegui.

Trajneri do ta marrë drejtimin e Los Blancos pas Botërorit.

Lajmi është zyrtarizuar në faqen zyrtare të Real Madridit në Tëitter.

Një lajm i madh normalisht por shumë i papritur ka ardhur sonte në mbrëmje nga Real Madridi që e emëroi për bankë trajnerin spanjoll Julen Lopetegui që do ta merr ekipin pas Botërorit.

Lëvizja ka ardhur paksa si befasi, pasi që Lopetegui nuk ishte një emër që ishte lidhur për t’u bërë trajner i Realit dhe të zinte vendin e Zinedine Zidane.

Lopetegui,i cili është në krye të Spanjës që dy vite, ka nënshkruar kontratë tri vjet me skuadrën në Bernabeu.

 

 

Share Messenger