Zyrtare: Gjyqtari me famë botërore delegohet në ndeshjen Çeki – Kosovë

Share Messenger

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian (UEFA) i ka deleguar gjyqtarët për ndeshjen Kosovë – Çeki, sfidë e cila zhvillohet më 14 nëntor në Plzen të Çekisë.

Gjyqtari i mirënjohur ndërkombëtar italiani Gianluca Rocchi do të jetë ‘bilbil’ kryesor në këtë duel.

Asistentë të tij do të jenë Filippo Meli, Ciro Carbone dhe Massimiliano Irrati.

Ndeshja Kosovë – Ceki është sfidë në të cilën do të luftohet për një biletë në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Kosovës në këtë ndeshje i duhet vetëm fitorja për të shpresuar në kualifikim.

Share Messenger

Më të lexuarat