Zyrtare: Baseli transferon një tjetër shqiptar, i bashkohet Zhegrovës, Xhakës e Ajetit

Share Messenger

Kemal Ademi sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Baselit. 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin ku aktivizohen; Zhegrova, Xhaka e Ajeti.

Baseli ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, Kemal Ademi, i cili është prezantuar tashmë te klubi ku luajnë tre shqiptarë: Edon Zhegrova, Taulant Xhaka e Albian Ajeti, raporton Gazeta Express.

Ademi Shkëlqeu me 10 gola në edicionin e fundit në Superligën e Zvicrrë me Xamaxin, duke e bindur Baselin për ta afruar në radhët e veta.

Baseli ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për transferimin e Kemal Ademi. 23-vjeçari na bashkohet nga Xamax dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Baselit në “Twitter”.

Sulmuesi 23-vjeçar i lindur në Gjermani me prejardhje nga Kosova, më parë ka qenë pjesë e skuadrës së dytë te Hoffenheimit.

Ademi deri më tani nuk ka luajtur as një ndeshje me ndonjë Kombëtare, çka do të thotë se Baseli mund të jetë rruga e tij për t’u afruar te Kosova në të ardhmen.

Share Messenger

Më të lexuarat