Zyrtare: Barcelona e shkarkon Valverden

Share Messenger

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ernesto Valverde.

“Është arritur marrëveshja mes FC Barcelonas dhe Ernesto Valverdes për t’i dhënë fund kontratës së tij si menaxher i ekipit të parë. Faleminderit për gjithçka, Ernesto. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar profili zyrtar i Barcelonës në Twitter.

55-vjeçari, që drejtoi Barcelonën drejt dy titujve të njëpasnjëshëm të La Ligas më 2018 dhe 2019, u kritikua shumë këtë sezon për shkak të rënies në formë të ekipit ndonëse aktualisht janë në krye të tabelës.

Share Messenger

Më të lexuarat