Zvicra “në hall”: Na duhen refugjatë për t’i punësuar, i paguajnë mirë!

16 Shares Share Messenger

“Punë ka, por s’ka profesionistë”. Kjo është shprehja që përdor gjithmonë kreu i qeverisë për të zbutur apo mbuluar papunësinë që ka kapluar vendin. Të gjithë e dimë si është situata e punësimit në vend, ndaj të shumtë janë personat që i janë drejtuar emigrimit për të siguruar të ardhura.
Një nga vendet që është në krizë për punëtorë është Zvicra, ku qeveria dhe sindikata e fermerëve kanë ndërmarrë fushata për të rregulluar tregun e punës dhe riintegrimin e refugjatëve.

Janë rreth 14 ferma që kërkojnë refugjatë për një vend pune të përkohshme, për të cilën do të paguhen 3200 franga në muaj.

Kanë qenë vetëm 6 ferma që kanë mundur të gjejnë punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e anuluan ofertën e tyre. Kjo për faktin se nuk gjetën refugjatë.

Ky projekt ka ende kohë deri në 2018 ndërsa në njoftimin e tij Sekretariati Federal për Migracion bën me dije se kjo do t’i ndihmojë azilkërkuesit dhe refugjatët që të integrohen më mirë dhe të mësojnë një nga katër gjuhët e vendit.

Share Messenger