‘Zotnillëk’ para kutive të votimit nga kandidatët për Kryeministër dhe partnerët e tyre

Share Messenger

Data 6 tetori (e dielë) po shënon zgjedhjet në Kosovë.

Të gjithë nga kandidatët për kryeministër të Kosovës ishin përkujdesur që në këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin të jenë me plot elegancë dhe sharm në dukjen e tyre, shkruan GazetaBlic.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ishte i pari ai i cili votoi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Veseli ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, ndërsa çifti dukeshin tejet elegantë me paraqitjen e tyre.

Kadri Veseli kishte veshur një kostum ngjyrë blu të errët, ndërsa Violeta me një xhaketë dhe pantallona ngjyrë të kaltër të hapur, ndërsa ishte përkujdesur në detaj dhe për grimin e saj.
Kadri Veseli dhe bashkëshortja e tij

Albin Kurti, kandidati për kryeminstër nga radhët e VV-së, ishte i dyti ai cili votoi në Fakultetin Jurdik në Prishtinë.

Ndonëse bashkëshortja e tij nuk votoi, ajo e shoqëroi atë së bashku me vajzën deri tek qendra e votimit, e paraqitje e saj ishte mjaft ‘casual’.

Albin Kurti me bashkëshorten dhe vajzën e tij

I treti ishte Ramush Haradinaj nga radhët e koalicionit AAK – PSD, i cili poashtu u shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita.

Ndonëse kjo e fundit ishte më sportive në veshjen e saj, Haradinaj kishte përzgjedhur një kostum për këtë ditë të rëndësishme për Kosovën.
Ramush Haradinaj me bashkëshorten, Anitën

Më pas, në Fakultetin Teknik ishte Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, ajo e cila ndryshe nga herët e tjera ku pjesë të pandashme i kishte vajzat e saj, kësaj radhe ajo u shoqëruar nga bashkëshorti, Prindon Sadriu.

Osmani kishte zgjedhur një fustan të zi, mjaft elegant, ndërsa bashkëshorti i saj u shfaq i veshur me kostum të zi.

Vjosa Osmani me bashkëshortin, Prindon Salihu

I fundit nga radhët e kandidatëve për kryeministër ishte Fatmir Limaj, nga radhët e koalicionit AKR – NISMA – PD.

Ndryshe nga politikanët tjerë, Limaj u shfaq i vetëm në vendvotim.

Fatmir Limaj

Përndryshe, 1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa deri në ora 11:00 kanë votuar vetëm 9.6 %, 170 mijë votues.

Share Messenger

Më të lexuarat