Zonja e parë e ferrit – Kush është gruaja e Bashar al-Assad?

Share Messenger

Zonja e Parë e Sirisë ishte përshkruar si Princëshë Diana e Sirisë me pamjen dhe sensin e modës. Megjithatë, Asma al-Assad nisi të quhen ‘Zonja e Parë e Ferrit” kur u pa duke u kujdesur për blerje derisa të tjerët vriteshin.

Gruaja e presidentit sirian Bashar al-Assad, Asma Akhras është lindur në ushtin e vitit 1975 në Acton, në Londër. Image

Prindërit e saj janë myslimanë sunit nga Homsi, qytet sirian i lokalizuar afër bazës ajrore që u bombardua më 9 prill 2018.

Asma u rrit në Londër dhe thuhet të ketë qenë adoleshente e dhënë pas gjuhëve të huaja dhe studente e popullarizuar. Image

Ajo u martua me Assad më 2000 me një martesë ‘sekrete’.

Kur u martua ajo ishte 25 vjeçe derisa Bashar 35. Çifti kanë tre fëmijë.

Më 2016, në një intervistë për mediat ruse ajo kishte dënuar sanksionet e Perëndimit kundër Sirisë duke thënë se kështu po lëndoheshin qytetarët e thjeshtë.

Asma ka punuar shumë në imazhin e saj, madje ka paguar një kompani për të paraqitur atë si ‘’Lulen e shkretëtirës” e cila kujdeset për popullin e “saj”. Image

Megjithatë kur burgjet filluar të mbushen me të burgosur politik dhe bombat të binin mbi njerëzit e pafajshëm ajo qëndroi e heshtur.

WikiLeaks publikoi mijëra email-e nga zyra e saj që tregonin se ajo bënte shoping derisa njerëzit vriteshin.

Derisa sirianët po vuanin, ajo shpenzonte pasurinë duke bërë blerje në vlerën e 250 mijë funteve.Image

Ajo gjithashtu kishte blerë këpucë me take kristali në vlerën e 5 mijë funteve.

Share Messenger

Më të lexuarat