Zlatan: Unë jam një Ferrari në mesin e shumë Fiat-ëve

Share Messenger

Ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic dëshiron që edhe bashkëlojtarët e tij të ngrihen në nivelin e tij dhe nuk beson se liga amerikane MLS mund të krahasohet me ligat më të mira të Evropës.

Sulmuesi suedez gjithmonë e ka shprehur mendimin e vet. Ai ka lënë gjurmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe si lojtar në MLS, por edhe si personalitet jashtë fushës së lojës.

Me 13 gola dhe tre asiste në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, LA Galaxy është duke e parë anën e mirë të kontratës së madhe që ia ofroi Ibrahimovicit në fund të sezonit të kaluar. Klubi nga Los Angelesi për momentin radhitet në pozitën e tretë.

Edhe pse këtë sezon do të tentojë ta fitojë titullin e kësaj lige të SHBA, 37-vjeçari e bëri të qartë në një intervistë me ESPN se ai ndien që ka një dallim shumë të madh mes nivelit të tij dhe lojtarëve të tjerë në MLS.

“MLS nuk është në nivelin e Evropës, që të jem i sinqertë. Përpara, unë luaja ose me lojtarë të nivelit tim ose me lojtarë që janë afër nivelit tim. Kjo e bën lidhjen mes neve në fushë më të lehtë”, ka thënë suedezi.

“Këtu, unë jam si një Ferrari në mes të Fiat-ëve. Mund të ndodhë që Ferrari mund të bëhet Fiat, ose Fiat-i mund të bëhet Ferrari”.

“Unë e kisha këtë problem edhe me ekipin kombëtar të Suedisë, edhe pse jo kaq shumë. Unë thashë: “Nuk mund ta pranoj këtë, nuk mund ta pranoj kur topi nuk vjen te unë, apo vjen shumë vonë”. Dua që ta të ngrihen në nivelin tim”.

“Lojtari këtu në SHBA mund të bëhet shumë më shpejtë, me taktika shumë më të mirë dhe ndeshja të jetë shumë më ritmike”.

Share Messenger

Më të lexuarat