Zhegrova shkëlqeu kundër Bullgarisë, Valza ka diçka për të thënë për yllin e Kosovës

Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës është dëshmuar ‘arrë e fortë’ për Bullgarinë në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në “Vasil Levski” në Sofje, Kosova arriti fitore historike përballë Bullgarisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Golat për Kosovën mbrëmë i shënuan Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani. Natyrisht, goli i Rashanit ishte më i veçantë për faktin se u shënua në minutat e fundit të ndeshjes.

Në këtë ndeshje titullar luajti edhe mesfushori i talentuar, Edon Zhegrova.

Ish-futbollisti i FC Prishtinës dhe Flamurtarit zëvendësoi Arbër Zenelin e lënduar, derisa bëri një paraqitje solide në fazën defanzive.

Për të krenar është shprehur edhe motra e tij, Valza.

“Krenar, Edon Zhegrova”, ka shkruar Valza Zhegrova në Instagram.

Share Messenger

Më të lexuarat