Zeka thotë se Rikallo i ka bërë hor disa “patriota” në Parlament

Share Messenger

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, pas reagimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo se nuk i ka maltretuar kosovarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Zeka ka thënë se Rikallo i ka bërë hor disa patriot në parlament, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu ka treguar se Nenad Rikallo tregoi se ka punu me Ilir Deden. Tregoi se ne vitin 2003 e paskan themelu nje organizate te quajtur KAN, bashke me Albin Kurtin. E permendi edhe Armen Zemajne per “falcifikim te fotografise te vellait te tij, edhe per manipulim te opinionit”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Pasha Zotin hore i bani ministri “patriotate” ne Parlament

Foli Nenadi. Tregoi se ka punu me Ilir Deden. Tregoi se ne vitin 2003 e paskan themelu nje organizate te quajtur KAN, bashke me Albin Kurtin. E permendi edhe Armen Zemajne per “falcifikim te fotografise te vellait te tij, edhe per manipulim te opinionit”!

Foli Nenadi, edhe hala nuk ka fole çka din, se shume e patriotin, e patrioten e Kuvendit te Kosoves, bash kaps ka me i ba.

Eu bre deri ku shkon shizofrenia, psikopatia e urrejteseve te qeverise, qe me rrexu Ramushin, plus me lane te koritun.

O Zot, ruaje Kosoven nga patriotate e mbas luftes! O Zot, ruaje kombin shqiptare nga ata qe e shajne Beogradin, a edhe anderrat i shohin serbisht!

Share Messenger

Më të lexuarat