Zeka: Kryeprokurori Aleksandër Lumezi do të marrë ftesë nga Specialja

Share Messenger

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se ka informata që edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi do të ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale.“Unë kam disa informacione se nga Gjykata Speciale do të ftohet edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi”, ka thënë Zeka.Ai ka thënë se Gjykata Speciale Shpend Maxhunin, Aleksandër Lumezin , Driton Lajçin dhe Abelard Tahiri i ka ftuar ose do t’i ftojë për rrjedhje të informacioneve.

“Shefi i AKI-së, së bashku me Aleksandër Lumezin dhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri mund të akuzohen për rrjedhjen e informacioneve dhe kërcënimin dhe shantazhin që ju kanë bërë dëshmitarëve të Hagës”, ka thënë Zeka për T7.Ai ka thënë se më “serioze e kanë punën këta persona në raport me Gjykatën Speciale se sa vet Kadri Veseli”Ai tutje ka deklaruar se informatat për ftesat e Gjykatës Speciale i ka pasur të sakta dhe kjo u konfirmua me ftesën e ardhur për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Share Messenger

Më të lexuarat