Zeka flet për vendimin e Gjykatës për Krasniqin

Share Messenger

Debati televiziv në mes të deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Frashës Kransiqi dhe atij të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, i cili eskaloi në përdorim të dhunës u bë çështja më e komentuar përgjatë këtyre dy ditëve.

Por është pikërisht Gjykata Themelore në Prishtinë që sot ka vendosur lidhur me deputetin Krasniqi i cili edhe ka grushtuar Zekën.

Gjykata Themelore sot ka bërë publik vendimin në të cilin thuhet se deputetit Krasniqi i ndalohet afrimi ndaj Zekës në Kuvendin e Kosovës 5 metra dhe jashtë tij deri në 100 metra.

E lidhur me këtë vendim të Gjykatës, Indeksonline ka kontaktuar edhe deputetin Milaim Zeka i cili ka cilësuar se çdo vendim i cili merret nga Gjykatat në Kosovë , për të është i shenjtë.

“Si deputet i Parlamentit të Kosovës nuk e ndjek logjikën e riteve shtetshkatërruese të Lëvizjes Vetëvendosje me i komentu vendimet e Gjykatave të Kosovës. Vendimi i Gjykatës së Kosovës për mua është i shenjtë, shumë i drejtë, shumë i logjikshëm, çfarëdo vendime që merr gjykata, për mua janë të drejta”, ka thënë Zeka.

Gjithashtu ai ka shtuar se si klasë politike ka vërejte ndaj prokurorëve, gjykatësve e ndërrimit të sistemit të drejtësisë por që vendimet duhet respektuar.

“Si klasë politikë kemi vërejte ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve, prandaj duhet ta ndryshojmë sistemin e drejtësisë. E ftoj prokurorinë e Kosovës që ta analizojë me shumë vëmendje deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje që dalin në mbështetje të përdorimit të dhunës të Frashër Krasniqit ndaj meje dhe të shikojnë a ka elemente të kryerjes së veprës penale, për nxitje të krimit, të dhunës. Unë mendoj se ka elemente kur Lëvizja Vetëvendosje përmes komunikatës e mbështet Frashër Krasniqin ku decidivisht thotë që  ‘ne nuk mundemi me debatu me Milaim Zekën prandaj Frashëri u desh të përdorë dhunë’, atëherë këta debatin e zëvendësojnë në përdorim të punës. Mua nuk më ka grushtuar Frashër Krasniqi por, Albin Kurti me Rexhep Selimin, Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcen dhe gjithë kryesinë, pra mua më grushtoi kryesia e Vetëvendsojes”, ka përfunduar Zeka.

Deputeti Zeka në fund ka ripërsëritur se sa i përket vendimit të gjykatës për të është vendim të cilin nuk do e komentoj si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat