Zbulohet një detaj për Haradinajn, këtë ndoshta nuk e kini ditur? (FOTO)

Share Messenger

Pak dihet për shkollimin universitar të kryeministrit Ramush Haradinaj, por ardhja e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, ka zbuluar një detaj për të cilin nuk është folur.

Ramush Haradinaj, është master i shkencave në udhëheqjen e shërbimeve dhe Inovacion”. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur Universiteti Amerikan i Kosovës RIT që e ka përgëzuar Haradinajn për marrjen e detyrës, si një ish-student i tyre, transmeton Insajderi.

“Nuk është çdo ditë që një ish-student i RIT Kosovës (A.U.K) arrin zyrën më të lartë të detyrës në Qeverinë e Kosovës”, tha presidentja Dr. Sharon Hart.

“Arritja e Z. Haradinajt do të shërbejë si një shenjë e rëndësishme në historinë e institucionit tonë të arsimit të lartë dhe do të llogaritet në arritjet më të larta të më shumë se 1.110 ish-studentëve.”, shtoi ai

Kryeministri Ramush Haradinaj fitoi titullin “Master i Shkencave (MS) në Udhëheqjen e Shërbimeve dhe Inovacionin”. Diplomën e fitoi 17 nëntor 2007.

Sipas AUK-ut, Haraidnaj, ishte një nga “studentet më të mirë në klasën e tij me një GPA (mesatare të notave) të përkryer”.

“Profesorët kujtojnë se z. Haradinaj ishte gjithmonë në kohë, i respektueshëm dhe i vëmendshëm ndaj detajeve. Z. Haradinaj është gjithashtu një ish-student i angazhuar, gjithmonë duke marrë pjesë në ceremonitë e diplomimit dhe në ngjarjet tjera të RIT Kosovë (A.U.K) kurdo që është e mundur”, thuhet në njoftimin e AUK-ut. /Insajderi.com

Share Messenger

Më të lexuarat