Zbulohet klubi i ri i Xherdan Shaqirit

Share Messenger

Evertoni ka hyrë në garë për të blerë Xherdan Shaqirin, ata po kërkojnë me ngulm ta transferojë përfaqësuesin e Zvicrës nga Stoke City në afatin kalimtar veror.

Sipas mediumeve britanike Evertoni është cituar si njëri prej shumë klubeve nga Premierliga që kanë shfaqur interesim për ta blerë anësorin shqiptar të Zvicrës, skuadra e të cilit rrezikon të bjerë nga liga elitare angleze këtë sezon, shkruan gazetametro.net.

Shaqiri pritet të largohet nga Stoke në verë dhe duket se Evertoni do të kërkojë ta shfrytëzojë rastin për ta transferuar atë.

Shaqiri ka qenë lojtari i veçuar në Stoke falë performanca të mira në një sezon shumë të vështirë për klubin.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se Evertoni janë një ekip me shumë eksperiencë dhe i kanë humbur pak ndeshje këtë sezon.

Ish-ylli i Bayern Munich dhe Interit ka kontratë me Stoke deri më 2020, por nëse klubi bie në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez, atëherë Shaqiri do të largohet.

Share Messenger

Më të lexuarat