Zbulohet çfarë treguan prokurorët në seancën me dyer te mbyllura!

5 Shares Share Messenger

Lapsi.al zbulon një detaj “bombë” nga pjesa e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit e zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj sepse do të dilnin detaje që përbënin sekret hetimor në çështjen “Tahiri-Habilaj”.

Me largimin e kamerave, gazetarëve, Tahirit dhe avokatit të tij, prokurorët u kanë treguar deputetëve të PS, PD dhe LSI se kanë marrë në mbrojtje një femër, oficere e policisë së shtetit që ka punuar edhe në Vlorë.

Sipas burimeve të lapsi.al ajo ka dëshmuar për trafikun e drogës nga Habilajt dhe lidhjet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dëshmia e saj u është vënë këtë të shtunë në dispozicion anëtarëve të Këshillit, Imunitetit dhe Rregullores.

 Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj tha se kjo oficere e policisë ka marrë tashmë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur”.

Ashtu siç ai e bëri të qartë edhe në pjesën publike kur kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, frika e tij ishte se lënia e lirë e Saimir Tahirit mund të ndikonte te dëshmitarët dhe se mund të ndikonte për të prishur provat.

Share Messenger

Më të lexuarat