Zbluohet problemi i Joshuas

42 Shares Share Messenger

Një ish kampion i botës në kategorinë super të rëndë të boksit, ka vlerësuar se Anthony Joshua do të mposhtë Deontay Wilder në duelin e madh që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Frank Bruno dikur e mbante titullin e kampionit pikërisht në versionin që tani zotërohet nga amerikani Wilder.

Ai beson se Joshua shumë më të vështirë do ta ketë përballjen me Tyson Furyn, nëse ky arrin të rikthehet në formën  e dikurshme.

“Anthony është një djal serioz që stërvitet shumë dhe bën mënyrën e duhur të jetesës. Nëse vazhdon kështu, ai mund të mposhtë Deontay’n”, ka thënë Bruno, transmeton GazetaMetro.net

“Por Wilder është një kudnërshtar i rrezikshëm. Ai është i paparashikueshëm dhe ka fuqi të pabesueshme. Andaj,  Anthony duhet të jetë në formë të lartë për të arritur majat”.

“Mnedoj se të gjithë do të dëshironim të shohim Anthony Joshuan kundër Tyson Furyt. Do të ishte lufta më e madhe, për vite të tëra në këtë vend”, është shprehur Bruno.

“Por me rëndësi është që Tyson të jet ëi gatshëm. Është raportuar se ai është rikthyer stërvitjeve dhe është shumë mirë të dëgjosh këtë. Tyson kishte disa probleme në të kaluarën, por të gjithë ia dëshirojnë të mirën dhe të rikthehet në formën më të mirë. Një Tyson Fury plotësisht i përgatitur do t’i shkaktojë Anthonyt të gjitha llojet e problemeve”, theksoi ish boksieri qw kishte fituar 40 prej 45 dueleve në boks, edhe atë 38 me nokaut.

Frank Bruno në duel me Mike Tyson

 

Share Messenger

Më të lexuarat