Yllka Gashi reagon ndaj akuzave që bashkëshorti i saj ka vjedhur dizajnin për stemën e FSK-së

16 Shares Share Messenger

Yllka Gashi ka reaguar për akuzat që po bëhen drejt bashkëshortit të saj.

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Yllka Gashi, është e martuar me dizajnerin Albian Gagica.

I njëjti ka dizajnuar stemën e Ushtrisë së Kosovës, bashkë me disa bashkëpunëtorë, stemë kjo për të cilën po thuhet se është e kompjuar nga simboli i një kompanie sigurimi në Amerikë.

Megjithatë, me anë të një reagimi Albiani insiston se është pikërisht kompania amerikane që kanë vjedhur nga stema e dizajnuar dhe krijuar nga vetë Albiani me bashkëpunëtorët.

As bashkëshortja e tij, Yllka Gashi nuk ka heshtur me këtë rast.

Ajo me anë të një statusi ka reaguar, duke thënë: “A ka dicka qe na nuk e njollosim?! A na ka mete ni grime dinjiteti e njerezie a na ka marre pusi komplet si shoqni e popull?! Smira, xhelozia, inati e dashakeqesia nuk cojne kerkun o njerez! Kadale, saber, merrni fryme nihere e mandej konstatoni!”

Gagica ka thënë se do të padisë kompaninë amerikane, pasi në amerikë ekziston lijgij për të drejtat e autorit dhe gjithçka do të qartësohet.yllka

Share Messenger

Më të lexuarat