Xharra mbron Halil Kastratin: Disa gazetarë kanë mrri me u bo milionera

Share Messenger

Ish-këshilltarja e kryetarit të Kuvendit, Arbana Xharra i ka dal në mbrojtje humanistit të madh shqiptar, Halil Kastrati. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka thënë se është poshtërsi që të sulmohet ky humanist.

Sipas Xharrës, Kastarti po kryen një punë që normalisht ishte dashur ta kryen shteti.

Postimi i plotë:

Me i ra ne qafe Halilit pse po del para kamerave nderkohe qe nise prej politikaneve, shoqerise civile, estradës…e s’len kush pa i keqpërdorë njerëzit ne skamje, te semuret bile edhe femijet me kancer per disa lajka ne Facebook ose nje grusht vota, eshte poshtërsi. Mediat le ta “gozhdojne” Halilin nese zbulojne qe ai po i keqperdore fetarisht keto familje, qysh kane bo shume organizata te tjera pas luftes, perndryshe ky njeri po kryen nje pune qe ne rrethana normale shteti duhet me marre pergjegjesi. Pra me lajm eshte, qysh kaq shume familje jane tu rrnu ne skamje ne Kosove derisa “ajka” e shoqerise kosovare, politikane, perfaqesues te NGO-ve e jo pak gazetare kane mrri me u bo milionera!

Share Messenger

Më të lexuarat